Djali i Adem Demaçit: Baca Adem ka vdekur i qetë

Aktuale July 27, 2018 - 11:56
Detajet

Shqiptar Demaçi, djali i të ndjerit Adem Demaçit, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës duke i falënderuar të pranishmit në këtë seancë, të cilët ngritën lart figurën e të ndjerit, tha se babai i tij ka vdekur i qetë raporton “Zeri.info”.

“Baca Adem ka vdekur i qetë dhe gjithmonë i qetë do të jetë. Edhe më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar, kështu ka qenë dëshira e tij. Ju falënderoj”, tha shkurt djali i të ndjerit Adem Demaqit.

LEXO EDHE: Veseli: Demaçi ishte simbol i kombit

Ndërkohë pas kësaj seance ka filluar edhe ceremonia e homazheve për të ndjerin. /ZERI