Veseli: Demaçi ishte simbol i kombit

Aktuale July 27, 2018 - 11:30
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën e sotme komemorative të Kuvendit me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarin Adem Demaçi, tha se ai ishte simbol i kombit dhe nderi i tij raporton “Zëri.info”.

“I gjithë kombi ynë është në pikëllim, kemi humbur njërin prej njerëzve më të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë. Kemi humbur Adem Demaçin simbolin e gjithë lëvizjes tonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, heroin dhe frymëzimin tonë”, tha Veseli.

Gjatë fjalimit të tij, Veseli tha se Demaçi ishte një njeri i rrallë e i jashtëzakonshëm, që nuk kishte frikë nga pushtuesi.

“Dhimbja është e pafund por aq e pafund është edhe krenaria që e patëm këtë burrë të madh, të rrallë e të jashtëzakonshëm të kombit, një patriot të pashoq. E burgosën e izoluan e dënuan e ridënuar, 28 vjet pa ndërprerë por nuk e thyen e nuk e bënë për vete asnjëherë. Adem Demaqi e kishte mposhtur frikën nga pushtuesi dhe me këtë ai mësoi një popull të tërë që ta mposht frikën”, tha Veseli./ZERI