Deda: Sot në Shtëpinë e Bardhë Ivica Daçiq flet për kufirin në Ibër

Aktuale July 26, 2018 - 18:33
Detajet

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë si dikush flet në Shtëpinë e Bardhë që kufiri të vendosët në Ibër, duke aluduar në vizitën që kryediplomati serb, Ivica Daciq, ka zhvilluar sot në Uashington.

Deda në seancën ku po diskutohet për dialogun me Serbinë ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se për shkak të tij tashmë po diskutohet ndarja e Kosovës, ndërsa Kuvendi nuk e ka autorizuar atë të udhëheq negociatat.

“Natyrisht sit se dikush në Shtëpinë e Bardhë diskuton për kufirin në lumin Ibër”, ka thënë deputeti per vizitën e Daciqit në Amerikë.

“Natyrisht se një njëri që 20 vjet mundohet me personalizu cdo proces. Forca e tij nuk ëkshtë e njëjtë, ka thënë Deda duke folur për Presidentin Thaci.

Deda është treguar i prerë kur ka thënë se vetëm kuvendi do të vendos së si do të dialogohet me Serbinë, dhe kush do ta udhëheq dialogun.

Deda ka thënë se Kuvendi duhet ta autorizojë kryenegociatorin me 2/3 e votave të deputetëve.

“Ti nuk ki me vendosë”, i është drejtuar deputeti Thacit, transmeton Express.

Deda ka thënë se nuk bëhet kompromis i dhimbshëm me njerëz që kanë qenë në [pushtet kur ka ndodhru spastrimi etnik i shqiptarëve.

“Nuk ka kompromis të dhimbshëm me Vuciqin dhe Daciqin. Më e dhimbshja është Kosova”, ka thënë ai.

Deda thotë se Thaci ka qëndruar për 20 vjet me shantazhe në krye të procesëve dhe kjo nuk duhet të ndodhë.