Kuvendi nuk ratifikoi marrëveshjen prej së cilës Kosova fiton miliona euro

Aktuale July 26, 2018 - 15:36
Lexo detajet

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shkruan “Zeri.info”.

Në sallë ishin 84 deputetë, ndërsa për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiteshin 80 deputetë, por një pjesë e madhe e opozitës nuk votoi fare, pasi tash e një kohë janë duke mos marr pjesë në votime në shenjë proteste ndaj mungesës së debatit në Kuvend për çështjen e dialogut me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka hedhur dy herë në votim këtë projektligj, por nuk ka kaluar. Veseli po ashtu ka thënë se “është për keqardhje mosratifikimi i Marrëveshjes IPA nga e cila Kosova përfiton miliona euro”. /Zëri/