Policia nderon Enver Zymberin në 7 vjetorin e rënies

Aktuale July 26, 2018 - 15:31
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Për nder të përvjetorit të shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver Zymeri Policia e Kosovës sot ka mbajtur disa aktivitete për nder të veprës dhe heroizmit të tij.

Përveç vendosjes së luleve tek lapidari i heroit në kompleksin e drejtorisë së përgjithshme të Policisë në Prishtinë, homazhe janë bërë edhe tek varri i heroit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Me këtë rast ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Naim Rexha kanë vizituar familjen Zymeri.

Rexha potencoi se Policia e Kosovës si gjithnjë edhe tani e tutje do t’i respektojë dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit.