Reshitaj: Ndërtimet pa leje do të trajtohen me projektligjin e ri

Aktuale July 24, 2018 - 10:30
Detajet

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar miratimin e Projektligjit për Ndërtimet pa Leje nga Kuvendi i Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Sipas saj ky projektligj do të trajtojë mijëra ndërtime pa leje të cilat janë të përfshira në rexhistrin Kombëtar të Ndërtimeve pa Leje.

LEXO EDHE: Haradinaj: Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje në dobi të qytetarëve

Ja postimi i plotë i ministres:

Nga sot, Republika e Kosovës ka Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, i cili u votua në shqyrtim të dytë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas miratimit në Qeveri.

Kosova që nga 5 shkurti i vitit 2017, kishte mbetur pa ligj për ndërtimet pa leje, kurse projektligji i ri për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje kishte mbetur në sirtar, duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Jam e lumtur që me angazhimin tonë, tashmë kemi Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, ligj ky shumë i rëndësishëm për vendin, i cili do të trajtojë mijëra ndërtime të përfshira në Regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve pa Leje.

Falënderoj hartuesit e këtij projektligji, Komisionin për Mjedis për vërejtjet dhe sugjerimet e tyre si dhe deputetët për miratimin e këtij ligji. /ZËRI