Veseli vazhdon me lobimin për liberalizim të vizave, tani shkon në këtë vend

Aktuale July 23, 2018 - 17:50
Detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Romë, për të vazhduar lobimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Gjatë vizitës në Romë, Kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati.

Kryeparlamentari Veseli do të kërkojë mbështetjen e Senatit dhe shtetit italian për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, i cili ka komfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, Kryeparlamentari Veseli po vazhdojë vizitat në shtetet e Bashkimit Evropian për të kërkuar përkrahjen e tyre në hapat e mëtejmë, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës lëvizja pa viza në Zonën Schengen gjatë këtij viti.

LEXO EDHE: Prishtina akuzon Beogradin se me armë po ‘lufton’ kundër njohjeve

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Kryeparlamentari Veseli shoqërohet edhe nga përfaqësues të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës: Glauk Konjufca (VV), Aida Dërguti (PSD),Ahmet Isufi (AAK), Sasa Milosavljeviq (LS), Haxhi Shala (NISMA) dhe Albert Kinolli (6+). /ZERI