Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës

Aktuale July 23, 2018 - 07:57
Lexoni më shumë detaje

Sot me fillim nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare.

Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare si dhe pikat për seancë të re plenare.

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës është edhe votimi i propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e  drejtorit dhe ndarjen e granteve dhe subvencione.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur me 12 dhe 13 korrik 2018:

Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,

Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,

Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

III. Pikat për seancë të re plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

8 .Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,

Debat parlamentar për dialogun me Serbinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.