‘Nëse tani formohet AKS-ja, serbët pas tre muajsh do kërkojnë ta rrisin atë’

Aktuale July 21, 2018 - 14:54
Detajet

Nëse Prishtina tani e voton marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, ka rrezik që pas tre muajsh serbët të kërkojnë zgjerimin e tij. Këtë gjë e ka deklaruar Analisti dhe Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika të Kosovës, gjatë një interviste dhënë gazetës “Zëri”.

Sipas tij Asociacioni është dashur që të implementohet më herët dhe se ajo çfarë është politikisht korrekte është që BE-ja të kërkojë implementimin e marrëveshjeve.

LEXO EDHE: Sa është e gatshme Kosova ta japë veriun për Luginën e Preshevës dhe a do të jetë kjo ofertë e pranueshme për palën serbe?

Zëri: Njëra nga marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë e që është arritur në Bruksel është Asociacioni i Komunave Serbe, mirëpo ende nuk kemi parë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. A rrezikon Kosova që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive?

Rashiti: Asociacioni është dashur të implementohet shumë më herët, pasi është e pamundur të implementohen marrëveshjet tani në pikën e negociatave për një marrëveshje të madhe. Serbët po kërkojnë tani me atë që është e ngjashme me çka pretendojnë të jetë marrëveshje përfundimtare dhe Prishtina e di që nëse tani e krijon një Asociacion, prapë pas tre muajsh do të jetë pjesë e negociatave për ta rritur atë. Ajo që politikisht është korrekte e që BE-ja e kërkon, pra implementimin e marrëveshjeve të arritura, praktikisht është e pamundur. Në kuadër të finales mes dy shteteve kompromisi do të jetë krejt ndryshe me dialogun e deritanishëm. /ZERI