Anëtarë të Nismës dhe AKR-së i bashkohen PDK-së në Drenas

Aktuale July 19, 2018 - 22:51
Lexo detajet

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas i janë bashkuar një numër i  të Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) në këtë komunë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Adem Grabovci, kanë ndarë librezat për anëtarët më të ri PDK-së.

 Në këtë aktivitet partiak ka qenë e pranishme edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në proces të brendshëm zgjedhor.

Kjo parti, ka përfunduar zgjedhjet brenda Rinisë Demokratike, dhe tani pritët të zhvillohen në Forumin e Gruas Demokratike dhe të strukturat drejtuese, degë dhe nivel qendror.

Image 
Image 
 
Image