FSK-ja bëhet me automjete multifunksionale ushtarake

Aktuale July 17, 2018 - 16:40
Lexo detajet

Posa është mbajtur ceremonia e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës (HMMWV) për Forcën e Sigurisë së Kosovës raporton "Zeri.info".

Duke i falënderuar të pranishmit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se me këtë rast FSK-ja ka dëshmuar që është e aftë të siguroj vendin.

"FSK është trupë profesionale gjithëpërfshirëse dhe është shembull i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës, NATO-s dhe SHBA-ve. Kosova po kthehet në një vend që ofron dhe dëshmon siguri", tha Haradinaj.

Ai po ashtu në fjalën e tij theksoi që FSK-ja është e gjithë qytetarëve të vendit, e jo vetëm shqiptarëve.

"FSK-ja është e të gjithëve, komuniteteve dhe qytetarëve të Kosovës, si e tillë e ka besimin tonë dhe i gëzohemi faktit që FSK-ja sot po pajiset me këtë teknologji, ju urojmë fat", tha ai mes tjerash.

Në anën tjetër Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka theksuar që blerja e këtyre automjeteve është një moment i veçantë për Kosovën.

"Sot është një ditë e veçantë për FSK-në sepse furnizimi me automjete taktike që do të jenë në shërbim tonin ndikon në forcimin e aktiviteteve të FSK-së. Këto automjete kontribuojnë modernizimin e pajisjeve të FSK-së që do kontribuojnë në suksesin dhe forcën e FSK-së", tha Berisha.

Ai tha edhe se FSK-ja do të vazhdoj me pajisje të ndërveprueshme duke ndjekur kështu shembullin e shteteve aleate.

Ndërkohë Ambasadori amerikan i SHBA-ve, Greg Delawie me këtë rast tha se veturat që janë blerë nga FSK-ja kanë histori të gjatë në Amerikë.

"Këto vetura kanë një histori të gjatë dhe janë në shërbim për më shumë se 30 vjet, ato tashmë janë bërë simbol i forcës Amerikane. Më vjen mirë që FSK-ja i ka përzgjedhur këto vetura", tha Delawie.

Sipas tij me këtë veprim Kosova mëton ta qoj deri në fund udhëtimin e saj euroatlantik.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë edhe shumë trupa ushtarak të FSK-së si dhe miq ndërkombëtar të vendit/Zeri

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image