Për shkak të Kosovës largohet diplomati rus Chepurin

Aktuale July 17, 2018 - 10:32
Lexo detajet

Disa nga fuqitë kryesore botërore, sidomos kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, së shpejti në Beograd do të dërgojnë ambasadorë të rinj, shkruan "Vecernje novosti", transmeton zeri.info

Berlini ka njoftuar tashmë se në Beograd do të arrijë një përfaqësues i ri diplomatik Tomas Schild i cili në krye të Ambasadës gjermane do ta zëvendësojë Aksel Ditmanin. Mandati gjithashtu i skadon edhe ambasadorit britanik Denis Kifu, kurse pasardhësi i tij pritet në vjeshtë.

Ndryshime priten edhe në ambasadën e Rusisë, e cila u drejtua nga Aleksandër Chepurin për gjashtë vjet. Ai pas Beogradit do të duhej të shkojë në pension diplomatik, dhe Kremlini në vend të tij do ta dërgojë Bocan Harçenkon, një njohës i madh i mundësive të Ballkanit dhe një mik i sprovuar i serbëve.

Harçenko në diplomacinë ruse njihet si një ekspert për zgjidhjen e problemeve të cilin Presidenti rus  Vladimir Putin e dërgon atë në vendet në të cilat Perëndimi ‘ushtron’ presion. Harçenko ishte ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2009 deri në gusht 2014, dhe para kësaj për një kohë të gjatë përfaqësues i Rusisë në Grupin e Kontaktit dhe me diplomatët amerikanë dhe përfaqësues të BE-së, në Trojkën për zgjidhjen e statusit të Kosovës./Zeri