Pacolli i reagon ashpër hotelit që ofendoi turistin kosovar

Aktuale July 16, 2018 - 20:05
Lexo detajet

Ministri i Punëve të Jashtme njëherësh edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve nga një shtetas kosovar i cili ishte ofenduar nga një hotel në Shqipëri, transmeton “Zëri.info’.

Sipas Pacollit kosovarin e ka ofenduar vet pronari i hotelit e jo pronarët sic ishte deklaruar ai dhe se kjo gjë është e tmerrshme sipas tij.

Pacolli po ashtu ka shkruar se kjo nuk është ndjenja për të cilën ëndërrojmë dhe sakrifikojmë për Shqipërinë.

LEXO EDHE: 'Jeni racë derri, pak ua ka bërë Serbia' – sjellja e tmerrshme ndaj një kosovari në Shqipëri

Ja postimi i plotë i tij:

Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke pasur raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot. Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shoh më. Nuk është një punëtori i Hotelit” Ylli i Detit” që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar por është vetë pronari. Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar ose ndjenja që na shtyen te pushojmë në Shqipëri. /ZËRI

LEXO EDHE: Reagojnë zyrtarë nga hoteli në Shqipëri lidhur me incidentin me pushuesin kosovarë