Reagojnë zyrtarë nga hoteli në Shqipëri lidhur me incidentin me pushuesin kosovarë

Aktuale July 16, 2018 - 18:00
Detajet

Gjatë ditës së sotme në media kanë qarkulluar disa fotografi nga një incident që kishte ndodhur mes një pushuesi nga Kosova me një nga hotelet në Shqipëri, trasmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: 'Jeni racë derri, pak ua ka bërë Serbia' – sjellja e tmerrshme ndaj një kosovari në Shqipëri

Pas kësaj kanë qenë vet zyrtarë nga ky hotel që publikisht kanë kërkuar falje për incidentin që sipas tyre është shkaktuar nga njerëz të papërgjegjshëm e që tanimë janë dënuar.  Hoteli në fjalë quhet “Ylli i Detit” dhe gjendet në Shqipëri.

“Kërkjomë ndjesë publike për shqetësimin dhe keqkuptimin që i është bërë klientit tonë nga njerëz te papërgjegjshëm të cilët morën ndërshkimin e merituar.Me Rrespekt Ylli DETIT”, thuhet në shkrimin e faqës së tyre në Facebook. /ZËRI

Image