Vazhdon sot seanca e Kuvendit të Kosovës

Aktuale July 13, 2018 - 07:56
Lexo detajet

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Seanca fillon në ora 10:00.

Rendi i ditës:

  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  • Shqyrtimi i parë  i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  • Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim
  • Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.