Pamje të reja nga ndërtimi i Ambasadës Amerikane (VIDEO)

Aktuale July 01, 2018 - 21:09
Lexoni më shumë detaje

Ambasadori  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka vizituar sërish punishten ku po ndërtohet ambasada e ShBA-së në Prishtinë në Lagjen “Arbëria”, e njohur si “Dragodani”.

Përmes një video që është publikuar në faqen e ambasadës, Delawie ka treguar për progresin e punimeve që po bëhen në ndërtesën re të kësaj ambasade, duke thënë se punimet do të përfundojnë në një pellg i cili ka një rol të rëndësishëm në sistemin e ngrohjes dhe ftohjes.

Kur po tregonte punët që janë bërë në objektin e ambasadës, Delawie përmend sërish se në këtë ndërtesë po vendosen edhe gurë që prodhohen në Kosovë, pra gurë të Gllarevës.

Ky gur nuk është i vetmi nga Kosova, Delawie në videon e tij thotë se edhe punonjësit janë kosovar, përcjellë Ndërtimi.info

Ai tutje është shprehur se kjo ndërtesë është e qasshme për të gjithë vizitorët përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuar.

Siç thotë Delawie ndërtesa është dizajnuar specifikisht për Kosovën e që tregon lidhjen midis dy shteteve.

Sipas tij pjesa më e madhe e punës në enterier është përfunduar, dhe se ndërtesa do të jetë kandidatë për certifikatën e artë “LEED” për dizajnin e energjisë dje mjedisit.

Poashtu ai thekson se ambasada do të bëhet shtëpi për shume vepra arti si skulptura që do të ndërtohet tani nga një artist nga Teksasi, artisti Margo Sawyer.

Tutje nga atje ambasadori tregon edhe për pellgun dhe pllakat të cilat do të krijojnë sistemin gjeotermik të ftohjes dhe ngrohjes në ndërtese si dhe pllaka të zhbiruara e cila mbulon ndërtesën nga jashtë e që ngjanë edhe me shumë ornamente kosovare.

Ndërtimi i objektit po shtrihet në rreth 5 hektarë hapësirë, SHBA-ve do t’u kushtojë mbi 214 milionë dollarë.