Aktuale

Përplasje në Komision mes Albulena Haxhiut e Hajdar Beqës

Përplasje në Komision mes Albulena Haxhiut e Hajdar Beqës
21 qershor 2018 • 11 : 33 Foto: Laura Hasani

Lexoni më shumë detaje

Projektligji për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, ka shkaktuar përplasje verbale në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitet.

Anëtari i këtij komisioni, Hajdar Beqa thotë se nuk do ta votoj këtë projektligj të cilin pretendon se e ka votuar njëherë. Ndërsa, i është drejtuar kryetares Albulena Haxhiu, se në qoftë se e hedh në votim do të largohet nga mbledhja, raporton Zëri. Info

"Ministri Tahiri e ka kaluar ligjin në Qeveri. Nuk ka qenë mirë te fusësh njëanshëm në rend të ditës. Nuk ka kuptim që për çdo mbledhje t'i ndryshojmë vendimet. Unë s'votoj dy herë. Mua më duhet me shku. Nuk duhet të bëjmë fontanë dëshirash. Nuk jam kundër ligjit", ka thënë Beqa.

Ndërsa, në anën tjetër kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu ngulmon se nuk do të largohet projektligji nga rendi i ditës, pasi thotë se janë plotësuar te gjitha procedurat.

"Nuk ka arsyetim të largojmë nga rendi i ditës pavarësisht qëndrimeve ta procedojmë në Kuvend. Jeni duke i ngatërruar çështjet. Ky projektligj ka për shqyrtim pasurinë e justifikueshme jo personat. Kjo është nismë tjetër askush nuk mund ta ndal", ka shtuar Haxhiu, raporton "Zeri.info".

Diskutimet janë duke vazhduar nga anëtarët tjerë të komisionit.

Nismën e ka mbështetur edhe anëtari i këtij komisioni, Korab Sejdiu.

Ndërsa, pas diskutimeve pritet të hedhet në votim./ZËRI/

© zëri.info