Kurti takohet me ambasadorin Delawie, ja çfarë biseduan

Aktuale June 20, 2018 - 18:27
Ja çfarë biseduan

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë, zhvillimet në Kosovë, etj, transmeton “Zeri.info”.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se takime të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen.  

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Bashkë me Ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare.

Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë.

Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje.

U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen.