Pacolli përgënjeshtron Serbinë për tërheqjen e njohjes nga Liberia

Aktuale June 20, 2018 - 16:50
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se sapo ka biseduar Qeverinë Liberiane rreth lajmit që Serbia tha se ky shtet e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Pacolli ka thënë se Qeveria e Liberisë ia ka konfirmuar se nuk e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

“Unë sapo fola me Qeverinë Liberiane dhe më konfirmuan se #Liberia nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën. Lajmi dhe shënimi i përhapur nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve të rreme të lajmeve nga ministri i Serbisë Ivica Daçiq. Ne do t'i kundërshtojmë këto veprime”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social "Twitter".

Media serbe thotë se posedojnë notën e dërguar zyrtarisht nga Liberia, që, sipas tyre, thuhet se Liberia ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës deri në fund të dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.