Sherifi flet për udhëheqjen e dialogut nga Thaçi

Aktuale June 20, 2018 - 14:23
Lexo detajet

Billall Sherifi nga Nisma deklaroi që nëse në këtë fazë të dialogut, nuk preket sovraniteti e integriteti i Kosovës, atëherë sipas tij edhe Thaçi mund të i udhëheq këto bisedime, mirëpo sipas tij nuk jemi në këtë situatë raporton "Zeri.info".

"Dialogu nuk është instrumenti më i mirë duke e pasur parasysh faktin që dialogu po bëhet për shkak se Serbisë po i duhet e jo Kosovës. Ne mundemi në këtë situatë të shtyejm çështjen tona përpara në drejtim të BE-së, duke e shfrytëzuar dialogun", theksoi Sherifi në tryezën e KDI-së

Sherifi i komentoi edhe deklaratat e sotme të presidentit Thaçi, porse sipas tij nuk jemi në atë situatë të cilën e tha sot Thaçi.

"Nëse nuk preket integriteti, sovraniteti dhe uniteti i Kosovës siç tha sot presidenti Thaçi, atëherë nuk e kam problem se kush i udhëheq bisedimet. Mirëpo nuk jemi në atë situatë, e pasi nuk jemi në atë situatë duhet të shikohen zgjidhjet tjera",tha Sherifi.

Ai mes tjerash tha se problemi i vetëm me udhëheqjen e dialogut është qasja që po i jepet nga udhëheqësi i dialogut, Thaçi. Sipas tij ai nuk ka asgjë personale me presidentin, madje ai do ta uronte nëse ai do të arrinte në këtë fazë të mbroj integritetin e Kosovës.

Sherifi tha edhe se kjo fazë e dialogut nuk duhet të jetë në dorë të një individi, por duhet të jetë përgjegjësi e të gjithëve./Zëri