Molliqaj: Mëditjet për Shqipëri 250 euro, për Australi 170 euro

Aktuale June 19, 2018 - 17:29
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti nga radhët e partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me mëditjet që zyrtarët marrin jashtë pagës së tyre për aktivitete të ndryshme janë prej gjërave me të cilat manipulohet më së shumti, transmeton “Zëri.info”.

Molliqaj thotë se zyrtarët që udhëtojnë në vendet më afër Kosovës – siç janë Shqipëria, Mali i Zi apo Serbia – marrin deri në 250 euro në ditë, kurse për vendet më të largëta si Kanadaja apo Australia mëditjet janë më të vogla.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Mëditjet për zyrtarët e institucioneve shtetërore për vizita në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi mbërrijnë shumën 250€ në ditë, përderisa ato në vendet e largëta me standarte të jetesës shumë më të larta, si Australia apo Canada janë vetëm rreth 170€.

Këto tarifa janë caktuar me qëllim për të përfituar nga udhëtimet në vendet e afërta të cilat janë shumë më të shpeshta sesa ato në vendet më të largëta.

Për neve kjo është e papranueshme, prandaj, sot në emër të PSD-së, propozova një interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare.

Image 
Image