Kërkohet që Serbia të jap llogari për krimet në Kosovë

Aktuale June 19, 2018 - 13:10
Lexoni më shumë detaje

Me marshin qytetar në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës  gjatë luftës në Kosovë është lansuar fushata “Bëhu zëri im” në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, ish-presidentja Atifete Jahjaga, si dhe zyrtarë të tjerët të lartë politikë vendor dhe ndërkombëtar, raporton Zëri.info.

Me këtë rast presidenti Thaçi tërhoqi një zarf në të cilin tregohej historia e njërës nga viktimat, me këtë rast Thaçi tha se Serbi duhet të jep llogari për këto krime në Kosovë.

“Sot është dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte dhe synon të heqë vëmendjen e shoqërive  dhe shteteve demokratike, sapo morra një zarf, një fragment do ta ndaj me ju që të bëheni zëri i kësaj kategorie te ndjeshme, Serbia do të jep llogari për krimet që i ka bëtë në Kosovë, të mbijetuarat e dhunës nuk janë fajtore ato/ata janë viktima dhe kanë nevojë për përkrahjen e shoqërisë dhe institucioneve dhe duhet të bëhet më shumë për ti përkrahur të mbijetuarat duke ia kthyer besimin në vetvete duhet të punojmë së bashku, ato dhe ata duhet të kenë ardhmëri” tha Thaçi, raporton "Zeri.info".

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se  për shkak të mentalitetit patriarkal kemi krijuar ndjenjë të keqe për këto viktima.

“Duhet  të angazhohemi fuqishëm në eliminimin e pasojave që ka shkaktuar dhuna seksuale në Kosovë, trauma që shkaktoi kjo formë e dhunës është e rëndë, përveç dhembjes fizike dhe shpirtërore ata ende përballen me diskriminim, stigmatizim. Atyre nuk u është njohur sakrifica, u kemi përçuar ndjenjën se kanë bërë diçka të turpshme për shkak të mentalitetin patriarkal, dhunimi seksual nuk është turpi por është krim duhet të punohet që ky fakt të pranohet nga të gjithë”, tha Jahjaga.

Sipas saj duhet të bëhet më shumë që fajtorët të vihen para drejtësisë.

“Ne treguam se dhunimi seksual ka ndodhur në shkallë të madhe në vendin tonë dhe nuk duhet të lejojmë që bota ti mbyll sytë para këtij akti, këtë çështje e kemi ngritur dhe vazhdojmë ta ngrisim si në nivelin qendror dhe ndërkombëtar për të kërkuar drejtësi, ne duhet të angazhohemi në fuqizimin e atyre që të jenë në gjendje të flasin n zërin dhe emrin e tyre, duhet të kërkohet publikisht llogari nga shteti serb për këto krime”, tha ajo. /ZËRI/

Image

Image