Mustafa: Familja Haradinaj i dha Kosovës dy heronj të shquar

Aktuale June 17, 2018 - 13:48
Detajet

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shprehur ngushëllime familjes Haradinaj për humbjen e Hilmi Haradinajt, shkruan “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Kurti: Haradinaj i dha luftës për çlirimin e Kosovës, katër gjeneralë e dy dëshmorë

Mustafa në emër të LDK-së, ka kujtuar Haradinajn si njeri që për Kosovën ka dhënë shumë, si një njeri patriot dhe me sakrificë për atdheun.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi Haradinaj.

Baca Hilmi dhe Familja Haradinaj i dhanë lirisë së Kosovës dy prej heronjve më të shquar, Shkëlzen e Luan Haradinaj, dhe luftëtarë të tjerë të dalluar në luftën çlirimtare.

Shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Atdheut.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Mustafa. /ZËRI