Selimi: Për mua do të jesh gjithmonë heroi im

Aktuale June 17, 2018 - 11:50
Detajet

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, ka kujtuar Hilmi Haradinajn si një njeri të fortë dhe të urtë. Përmes një postimi në “Facebook”, në ditën e vdekjes së Haradinajt Selimi po ashtu ka shkruar se për të ai do të mbetet hero, shkruan “Zëri.info”.

Kujtojmë se Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rënë.

LEXO EDHE: Veseli: Hilmi Haradinajn e njoha kur po krijonim UÇK-në

Ky është postimi i plotë i Selimit:

Baca Ilmi! Ti do të jesh gjithmonë i madh, gjithmonë i fortë, gjithmonë i urtë. Për shqiptarët do të jesh shembull i qëndresës. Në histori do të jesh gur i gdhendun”. Kurse, për mua do të jesh gjithmonë heroi im”. /ZERI