Veseli: Hilmi Haradinajn e njoha kur po krijonim UÇK-në

Aktuale June 17, 2018 - 11:38
Detajet

Ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt, ka shprehur edhe kryeparlamentari, Kadri Vesleli, shkruan “Zëri.info”.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka thënë se me Haradinajn është njohur në kohën kur po krijohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës,

LEXO EDHE: Krerët e shtetit ngushëllojnë familjen Haradinaj

Ja postimi i plotë i tij:

Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës.” /ZËRI