Detaje mbi ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt

Aktuale June 17, 2018 - 07:56
Detajet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes rrjetit social "Twitter", ka njoftuar se varrimi i babait të tij do të bëhet ditën e hënë, në varrezat e fshatit Gllogjan, në ora 14:00, shkruan "Zëri.info".

Kujtojmë se i ndjeri Hilmi Haradinaj vdiç në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë. 

LEXO EDHE: Ndërron jetë babai i kryeministrit Haradinaj

Për më shumë ja njoftimi i plotë:

‘’Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!RH’’. /ZERI