Ndërron jetë babai i kryeministrit Haradinaj

Aktuale June 17, 2018 - 04:23

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, raporton zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së hënë në varrezat e Gllogjanit.

“Të dashur miq, ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor në orën 14:00, në Gllogjan.Të ndjerit dritë i pastë shpirti!”, ka shkruar Ramush Haradinaj në facebook./Zeri