Deputeti i Kuvendit që në konton e tij bankare ka hiç më pak se 68 mijë euro

Aktuale June 11, 2018 - 17:57
Lexo detajet

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë nga ana e zyrtarëve shtetërorë të vendit.

Deputeti nga rradhët e PSD-së, Dukagjin Gorani, përveq që ka deklaruar shtëpi familjare në pronësi të prindërve të vet, ai ka deklaruar edhe një shumë të majme të hollash që ka në llogarinë e tij bankare, shkruan lajmi.net.

LEXO EDHE: Kryetari i Supremes pagën sa të Haradinajt, gjykatësit sa të ministrave

Gorani në deklarimin e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ka deklaruar hiç më pak se 68 mijë euro në llogarinë e tij personale.

Ani pse në llogarinë e tij bankare ka një shumë goxha të madhe të hollash, Gorani në pronësi të veten ka deklaruar një veturë në vlerë prej 3 mijë eurosh të blerë në vitin 2006./