Kryetari i Supremes pagën sa të Haradinajt, gjykatësit sa të ministrave

Aktuale June 11, 2018 - 17:26

Nga 1500 deri në 3000 do t’i kenë tash e tutje pagat nga kryeministri Ramush Haradinaj e më poshtë. Baras me zyrtarët qeveritarë rrogat do t’i rriten edhe sistemit gjyqësor. Kështu, 2950 euro do ta marrë pagën Haradinaj, njëjtë si ai edhe Kryetari i Gjykatës Supreme. Gjyqtarët do të paguhen nga 200 mijë euro në muaj, aq sa ministriat.

LEXO EDHE: Haradinaj mund t'i marrë 2950 euro rrogë, Kushtetuesja nuk gjen shkelje

Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur shkelje në vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetës deh vartësve të tij. Kësisoj vendimi, deri tash i pezulluar, do të fuqizohet dhe zyrtarët e lartë qeveritarë do të marrin pagat me 100 për qind rritje.

Konstatimi i Gjykatës Kushtetuese është  po aq i favorshëm edhe për sistemin gjyqësor. Rritja e pagave të Qeverisë reflektohet automatikisht edhe te pagat e prokurorëve e gjyqtarët, shkruan Express. 

Ata do të paguhen nga 1400 deri në 3 mijë euro. Paga më e lartë do t'i takojë Kryetarit të Gjykatës Supreme, që do të jetë ekuivalente me atë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, 2950 euro.  Paga e  Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme do të ishte ekuivalente me atë të një ministri në Qeveri, e cila i bie të jetë 2000 euro.

Edhe Kryetari i Gjykatës së Apelit do të marrë një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, pra ekuivalent me një pagë të ministrit, 2 mijë euro. E Kryetari i Gjykatës Themelore do të pranonte një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit. /Express/