Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Aktuale
May 07, 2024 - 08:19
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.
Në seancën e sotme, e cila fillon në orën 10:00, pritet të dëshmojë dëshmitari i 62-të. Kryetari i trupit gjykues të hënën ka theksuar se dëshmitari i radhës është me videolidhje.
Të hënën e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 61-të.