Virtyti i Thaçit, njohja e Vuçiqit

Aktuale June 11, 2018 - 17:07
Lexo detajet

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se, do të ishte mirë që i  gjithë spektri politik në Kosovë të shkonin së bashku në bisedime me Serbinë.

Ai po ashtu ka theksuar se gjatë këtij viti Komisioni Evropian do të dal me një propozim konkret për liberalizimin e vizave, teksa ka shtuar se pengesë për këtë gjë mund të jenë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

LEXO EDHE: Serwer: Asociacioni, pa kompetenca ekzekutive

Zëri: Në Kosovë shumica e partive parlamentare nuk po e pranojnë që udhëheqës i dialogut të jetë presidenti Thaçi. A do të mundë të nisen negociatat pa arritur një konsensus të brendshëm politik?

Serwer: Ata mund të jenë, por do të ishte shumë më e preferueshme të shkonin në negociata të bashkuar. Presidenti Thaçi ka virtytin e madh të njohjes së Vuçiqit nga negociatat e mëparshme. Por u takon kosovarëve, jo mua, për të vendosur se kush mund t'i përfaqësojë ata më së miri.

Zëri: Këtë muaj Komisioni Evropian pritet të dalë me një propozim konkret në lidhje me liberalizimin e vizave me BE-në për Kosovën. A prisni që në fund të këtij viti edhe kosovarët të lëvizin lirshëm në BE?

Serwer: Do të jem i zhgënjyer nëse nuk dalin (me propozim konkret). Është shumë e rëndësishme.

Zëri: A mund të jenë pengesë në procesin e liberalizimit të vizave 5 shtetet mosnjohëse të pavarësisë, duke e përfshirë këtu edhe Spanjën?

Serwer: Ato mund të jenë, por do të ishte një gabim nga ana e tyre. BE-ja ka bërë një premtim. Duhet ta mbajë atë...(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)