BE-ja nuk e komenton ‘planin amerikan’ për Kosovën

Aktuale June 06, 2018 - 18:50
Lexoni më shumë detaje

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së personalisht i raporton Shtetet Anëtare të BE-së për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit.

Gjithashtu, ekipi i informacionit iu jep detaje për rrjedhën e dialogut përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së dhe grupeve të ndryshme të punës të Këshillit të BE-së.

LEXO EDHE: BE-ja deklarohet pas ankesës së Spanjës për dialogun Kosovë-Serbi

Kështu ka thënë për agjencinë e lajmeve ‘BETA’, zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiç lidhur me raportimet se shtetet anëtare të BE-së kanë kërkuar që të përfshihen drejtpërdrejtë në dialogun Beograd-Prishtinë për shkak se janë të pakënaqur me mungesën e informacioneve, në mënyrë të veçantë me zhvillimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell lajmi.net.

Kocijançiç ka theksuar se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) nuk i komenton mediat.

EEAS nuk ka dashur të përgjigjet nëse SHBA i kishte paraqitur Beogradit një propozim me katër pika për një marrëveshje të detyrueshme ligjërisht me Prishtinën.

Burime të BE-së, i kanë thënë ‘BETA-s’ se në samitin e BE-së i cili do të mbahet në qershor do të diskutohet për strategjinë e mëtjeshme të Bashkimit kur është fjala për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.