BE-ja deklarohet pas ankesës së Spanjës për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale June 06, 2018 - 17:47
Lexoni më shumë detaje

Ani pse nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës, Spanja tash po ankohet për rrjedhën e bisedimeve Kosovë - Serbi.

Kritikat e shtetit spanjoll po drejtohen kryesisht për mostransparencë ndaj publikut për këto negociata.

Por këto pretendime i kanë raportuar sot mediet serbe.

Nga zyra e BE-së kanë folur sot për Express rreth ankesave të Spanjës për këto bisedime.

Shteti i Spanjës ka kërkuar që të jetë i përfshirë në bisedimet e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë pas dyshimeve se në këtë proces të dialogut nuk është duke pasur transparencë për publikun.

“…kemi përshtypjen se në arritjen e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është duke u fshehur diçka”, ka thënë një burim i gazetës beogradase, Blirs.rs.

Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian nuk ka treguar për Express nëse Spanja e ka bërë zyrtarisht një kërkesë të tillë por thonë se shtetet anëtare të BE’së njoftohn për rrjedhën e bisedimeve Kosovë Serbi.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësoht nga përfaqësuesja e lartë e BE’së.

Shtetet Anëtare të BE-së përditësohen rregullisht mbi Dialogun nga Përfaqësuesja e lartë dhe nga ekipi i saj në grupe të ndryshme punuese të Këshillit të Bashkimit Evropian”, kanë sqaruar ata.

Mediumi serb shkruajti sot se përfaqësuesit nga Spanja kanë shprehur interesim të madh që të përfshihen në fazën e fundit të dialogut ku edhe pritet të ketë një nënshkrim vendimtar dhe të detyrueshëm për dyja palët.

Takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve, sipas BE-së, mbetet në dorën e palëve.

Faza finale pritet që të nisë kah mesi i muajit qershor, përderisa spektri politik kosovar nuk po gjen konsensus për t’ia dhënë mbështetjen si kryenegociator në dialog, presidentit Hashim Thaçi.