Molliqaj kritikon ‘ashpër’ Kurtin dhe Vetëvendosjen

Aktuale June 05, 2018 - 12:44
Ashpërsohet komunikimi mes PSD-së dhe Vetëvendosjes

Duke i cituar disa deklarata të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ish deputeti i kësaj partie Dardan Molliqaj i bëri thirrje VV-së që ta lë hipokrizinë në njërën anë, dhe të deklarohet nëse është pro zgjedhjeve të parakohshme apo jo raporton “Zeri.info”.

Molliqaj me këtë rast ka cituar tutje deputetin Albin Kurtin kur në një deklaratë publike i kishte quajtur “çetnik” zyrtarët e Listës Serbe.

LEXO EDHE: Visar Ymeri ‘përplaset’ me Sami Kurteshin

“A ka ndërruar Lëvizja Vetëvendosje qëndrimet për këtë punë, apo janë gati që edhe me ‘çetnikët’ sipas tyre me e rrëzua Qeverinë. Në emër të PSD-së i përgjigjem Vetëvendosjes që nëse këta janë gati dhe shkojnë i marrin nënshkrimet e Listës Serbe, PSD qysh sot ua jep votat për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Nëse jo është mirë mos me bo lojëra, ose tregoni që i keni ndërruar qëndrimet, ose thoni që kjo Qeveri është aq e keqe saqë edhe me çetnik e ndërrojmë”, tha Molliqaj.

Ai gjithashtu akuzoi Vetëvendosjen edhe për koalicionin me PDK-në në Komunën e Prishtinës. Molliqaj theksoi se ky koalicion ka vazhduar edhe sot.

Molliqaj mes tjerash i bërë thirrje opozitës së vendit që të bashkohet dhe të krijoj një platformë që e ka në thelb rrëzimin e Qeverisë, raporton “Zeri.info”

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Gonjufca me të marr fjalën iu kundërpërgjigj deputetit Dardan Molliqajt duke se Vetëvendosje është pro zgjedhjeve kur të jenë numrat.

“Dardan Molliqaj para pak minutash u nxeh fort, duke mi bërë disa pyetje dhe unë e kam kënaqësinë me ja dhënë disa përgjigje. Vetëvendosja kurrë nuk i ka dhënë zor për zgjedhje sepse e kupton se si shkojnë zgjedhjet. Bile kur jam pyetur në një emision për tryezën e LDK-së ku do të diskutohet për zgjedhje, kam thënë që jam pesimist”, tha Konjufca, raporton "Zeri.info".

Ai mes tjerash tha se VV-ja është e gatshëm me rrëzua Qeverinë kurdo që bëhen numrat, por nuk e dinë nëse PSD-ja është e gatshme për të njëjtën.

Konjufca kritikoi po ashtu Molliqajn duke i thënë që është PSD-ja ajo e cila u bë bashkë me PDK-në dhe jo VV-ja.

“Kush është kush në koalicion me PDK-në, 30 min pasi qe ke thënë në Kuvend që VV është në koalicoon me PDK-në këtu e shkelët VV-në dhe të drejtën e saj për nënkryetar bashkë me partitë në pushtet. Pra kush me kënd është në pozitë”, theksoi Konjufca. /ZËRI/