Visar Ymeri ‘përplaset’ me Sami Kurteshin

Aktuale June 05, 2018 - 12:24
Mësoni më shumë shumë detaje

Rezoluta e propozuar nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre ka ‘përplasur’ deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe deputetin e PSD-së, Visar Ymeri raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Votohet rezoluta për unifikimin e pikave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Pak para votimit të kësaj rezolute, deputeti Sami Kurteshi kërkoi fjalën por ajo iu refuzua nga kryeparlamentari Veseli, pasi që propozuesi i rezolutës(Visar Ymeri), nuk e kishte kërkuar fjalën por kishte kërkuar të hidhej menjëherë në votim.

 Ndërkohë pas votimit të kësaj rezolute deputeti Kurteshi e kritikoi Ymerin për mos harmonizim të rezolutës, me c’rast Ymeri theksoi se nuk është kërkuar një gjë e tillë nga grupet parlamentare.

Menjëherë pas kësaj përderisa po vazhdonte seanca, deputeti Ymeri shkoi tek Kurteshi për sqarim me c’rast u panë duke debatuar më ashpër sesa në foltore./ZERI