Votohet rezoluta për unifikimin e pikave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ekonomia June 05, 2018 - 11:54
Lexoni më shumë detaje

Në seancën e sotme të Kuvendit është votuar për rezolutën e propozuar nga deputeti Visar Ymeri për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë raporton Zeri.info.

Me 67 vota për dhe një kundër Kuvendi ka miratuar rezolutën e propozuar nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.

Ndërkohë në Kuvend po votohet për pikat e mbetura të seancave të kaluara me c’rast pritet që të vazhdoj pas pak edhe seanca e re.ZERI