Ymeri thotë se Albin Kurti po bën propagandë kundër PSD-së

Aktuale June 04, 2018 - 22:07
Detajet


Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri e ka akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për propagandë.

Në Klan Kosova, Ymeri ka thënë se kjo po bëhet me qëllim që të krijohet përshtypja se Partia Social Demokrate nuk do të ketë sukses.

“Kjo është propagandë kundër PSD-së duke u thirrur në disa sondazhe. Kjo po bëhet që të krijohet përshtypja edhe brenda VV-së edhe te qytetarët që PSD-ja nuk do të ketë sukses”, tha Ymeri.

Por ai theksoi se këtu ekziston një kontradiktë.

Tha se shumicën e kohës, Vetëendosja po e shpenzon duke u marrë me PSD-në.

LEXO EDHE: Ymeri: Ajo që ka propozuar Qeveria nuk është platformë fare

“Ka një kontradiktë në këtë diskurs kundër PSD-së. Nuk ka paraqitje publike ku anëtarët e VV-së ku ata nuk  e shpenzojnë kohën duke folur për PSD-në. Nëse jemi aq të parëndësishëm pse merren me neve”, theksoi Ymeri.

Duke folur për çështjen e Aida Dërgutit, Ymeri tha se kjo temë është më shumë kushtetuese.

Nnëkryetari i PSD-së e cilësoi të çuditshëm koalicionin VV-PDK në Prishtinë.