Ymeri: Ajo që ka propozuar Qeveria nuk është platformë fare

Aktuale June 04, 2018 - 22:03
Detajet

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, thotë se ajo që qeveria e ka propozuar në Kuvend si platformë për bisedimet me Serbinë, veç platformë nuk është. Sipas tij, aty nuk ka as strategji e as synime.

“Ajo nuk është platformë fare, janë vetëm disa pike. Veç një gjë është konkrete, atë se kush do ta udhëheqë”, ka thënë Ymeri.

“Më shumë vlerësohet rëndësia që ka dialogu për emrin e përveçëm, sesa mund të ketë për Republikën e Kosovës dhe zhvillimet politike. Prandaj është e domosdoshme që të arrijmë një konsensus edhe politik edhe i shoqërisë në përgjithësi”, tha ai në Zona B në Klan Kosova.

“Problemi është se nuk dihet se për çfarë do të flitet; thuhet se dialogu do ta prodhojë qoftë njohën nga Serbia, por nuk ka strategji se si do të arrihet ajo”, tha ai.

“Nëse ky dialog vazhdon me avazin e vjetër, pa vlerësimin njëherë se çfarë ka ndodhur deri tani dhe pa qenë të sigurt për temat, mendoj se futemi në dialog sikur pa kokë, pastaj edhe rezultati është i dëmshëm”, theksoi ai.

“Gjëja e parë është që duhet të dakordohemi është në atë se a ka vija të kuqe me Serbinë. Një çështje që është zvarritur për kohë të gjatë është diskutimi se çfarë republike duam. Kjo nuk është një çështje e mbyllur. Republika e Kosovës duhet të jetë e qytetarëve të barbarët”.

“Duhet të mos flitet me Serbinë për interesat e serbëve të Kosovës, pasi Serbisë i intereson që serbët të mos integrohen”.

Mendoj që me Serbinë duhet të dialogohet për çështje që kanë të bëjnë me dy shtete, jo për problemet tona të brendshme”.

“Cili do të jetë roli i Kuvendit, a parashihet vota popullore në këtë proces? Nëse Kuvendi është i përjashtuar dhe më pas përfshihet në fund, atëherë po bëhet tepër vonë”.

“Kuvendi duhet ta bartë barrën kryesore të organizimit të dialogut me Serbinë, dhe ky Kuvend duhet ta nxjerrë platformën për atë se çka do të diskutojmë”.

“Kuvendi do ta mbikëqyrte ekipin negociator dhe të ndërhyjë në secilën fazë nëse ka nevojë. Në procese të tilla duhet të jetë secili pjesëmarrës”.

“Kuvendi duhet të jetë organi që e mbikëqyr procesin në secilin hap dhe intervenon sa herë që qëndrimet bien ndesh me platformën e miratuar dhe kushtetutën e Kosovës”.

“Kështu sigurohemi që rezultati final nuk do të jetë në shpërpushje”.

“Nëse tash shkohet me shumicën e thjeshtë për ta miratuar platformën dhe pastaj në fund të procesit vjen marrëveshja që s’mund të kalojë me shumicën e thjeshtë atëherë do ta kishim një konflikt, prandaj domosdoshmërisht duhet të jetë proces pikë së pari i pranuar nga të gjithë dhe duhet të shkojmë me kujdesin maksimal”.

“Prandaj, mendoj se ajo që quhet platformë nuk i përngjan platformës, në të nuk ka strategji dhe pozicione karshi çështjeve të ndryshme. Platformë do të nënkuptonte një dokument në të cilin edhe parashihen synimet edhe mënyra si do t’i arrimë këto synime”.

“Aty thotë që do ta kemi një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në të cilën presim njohje nga Serbia. Në platformë duhet të kujdesimi që të caktojmë temat të cilat nuk diskutohen. Rregullimi territorial e institucional nuk bën të diskutohet me Serbinë”.

“Gjithashtu nuk duhet të ketë diskutim se çfarë forme duhet të marrin strukturat ilegale dhe të pranojmë një shpërfytyrim të Republikës së Kosovës më keq sesa plani i Ahtisaarit”.