Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale May 31, 2018 - 08:19
Lexoni më shumë detaje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje, ndërsa në rend dite është edhe përgatitja për seancën e radhës me 30 pika.

Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 09:00.

Ky është rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV, në lidhje me situatën në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LDK, në lidhje me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,

Shqyrtimi i parë i Projektkodit Penal të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

Shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve,

Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisionin parlamentar.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave