Qentë endacakë ‘vërshojnë’ Klinën (FOTO & VIDEO)

Aktuale May 29, 2018 - 12:22
Edhe Klina po përballet me qentë endacakë

Qentë endacakë janë bërë problem dhe shqetësim për tërë qytetarët e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Një video që është duke qarkulluar në rrjetin social “Facebook”, shihen disa qenë endacakë në mëngjesin e sotëm në Klinë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klinës në vendit siç njihet “rruga e gjimnazit”.

Fatmirësisht në këtë kohë nuk kishte kalimtar, por që qytetarët janë shprehur mjaftë të shqetësuar për praninë e qenve, pasi që sipas tyre, këta qenë janë rrezik për fëmijët dhe të tjerët.

Për më shumë, shikojeni videon.