Gorani: Nuk bisedohet me pushtetin për zgjedhje

Aktuale May 25, 2018 - 12:13

Dukagjin Gorani nga Partia Soacialdemokrate ka thënë se tryeza të tilla ku flitet oer zgjedhje dhe rrezim qeverie duhet të mbahen vetëm në mes të opozites që të dakordohen sepse pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje. 

Ai ka kerkuar nga dy partite me të medha opozitate që nëse duan zgjedhje ta udhëheqin këtë proces, raporton Zeri.info 

"E kuptojmë që rrallë herë ka ndodhë që të ketë qeverisje kaq të pasigurtë dhhe jostabile. Sot duket që dy fjalët kryesore janë prioriteti dhe konsensusi. 

Prej asaj që po hetohet shihet që janë dy orioritete të medha që përjashtojne njëta tjetërn e që janë procesi i dialogut dhe zgjedhjet. Nëse duhet të vazhdojë dialogi atëjere nuk vazhdon dialogu. Nëse duhet të vazhdojë dialogu sduhet të ketë zgjedhje. 

Për zgjedhje koncensusi është i panevojshëm partitë që janë në qeveri nuk duan zgjedhje andaj koncensusi është i paarritshëm por duhet të ketë koncensus prej opozitës. Dy partitë më të mëdha opozitare duhet ta udhëheqin këtë nëse ka konsensus janë edhe numrat. 

Nëse janë numrat ska nevojë të ftohet pushteti në tryezë. Unë persoanlisht e përkrahi tryezat e tilla por asgje më shumë temat e ketyre tryeza e duhet të jenë objekt i diskutimit në Kuvend", ka thënë ai. /ZËRI