Serbia kërkon lobistë për çështjen e Kosovës

Aktuale May 24, 2018 - 10:59
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Serbia duhet të angazhojë lobistë sa më shpejt që të jetë e mundur, siç ka thënë “për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Qëllimi duhet të jetë qasja tek vendimmarrësit, apo tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mënyrë që të kemi mbështetjen e tij për një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës. Dhe për këtë ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

LEXO EDHE: Edhe Vulin del kundër Kishës Ortodokse

Ai ka theksuar se tani, deri në 173 vende kanë nënshkruar marrëveshje lobimi me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në epokën moderne, shtetet funksionojnë në atë mënyrë.

“Çështja është se e gjithë kjo të jetë transparente dhe i thashë Aleksandar Vuçiqit se është një gabim që ne nuk kemi dikë që të lobojë për ne”, tha Daçiq. /Telegrafi/