Edhe Vulin del kundër Kishës Ortodokse

Aktuale May 24, 2018 - 10:34
Pas Aleksandër Vuçiqit edhe Aleksandër Vulin del kundër Kishës Ortodokse

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se Kisha Ortodokse Serbë është një nga institucionet më të respektuara në Serbi.

Ai ka thënë se i vlerëson rekomandimet e Kishës rreth çështjes së Kosovës mirëpo këto rekomandime nuk e përcaktojnë politikën e qeverisë serbe.

Vulin ka theksuar se Serbia është një shtet laik ku politikanët marrin vendimet, përcjell lajmi.net.

“Respekt dhe mirënjohje për kontributet e Kishës por Serbia është një shtet laik, ku politikanët e zgjedhur nga populli i marrin vendimet”.

Kujtojmë se ditë më parë edhe vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishe deklaruar një gjë të tillë.