Haradinaj: Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje për udhën e Kosovës

Aktuale May 23, 2018 - 17:24
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë zyrtare në Vatikan, raporton “Zeri.info”.

Ai gjatë ditës së sotme në Selinë e Shenjtë në Vatikan ka takuar edhe Papa Françeskun.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Kosova është mirënjohëse, që sipas tij, në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura, përcjell “Zeri.info”

“Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Takim në katër sy me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Të nderuem me pritjen e të bekuem me fjalët e Atit të Shenjtë.

Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.

Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e popullit tonë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët.

Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura.

Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian!

Image

Image

Image