Haradinaj në Vatikan: Njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm

Aktuale May 22, 2018 - 16:24
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës po qëndron nw Vatikan ku është pritur nga sekretari i shtetit Kardinali Pietro Parolin në Selinë e Shenjtë, transmeton “Zwri.info”.

Haradinaj e ka konsideruar të ngrohtë pritjen në Selinë e Shenjtë, duke shtuar se ka kërkuar partneritet me Vatikanin.

Postimi i plotw i Haradinaj:

Pritje e ngrohtë në Selinë e Shenjtë, nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit dhe për këtë, njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm.

Kardinalit Parolin, i shpreha përkushtimin e vendit që të ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona, derisa Eminenca e Tij, na inkurajoi për rrugën tonë euro-atlantike.

Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.

Liria fetare dhe orientimi ynë euro-atlantik janë vlera të pacenueshme.

Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin.

RH

Image 
Image 
Image