Lekaj e Dema flasin për praktikë të studentëve

Aktuale May 21, 2018 - 16:34
Detajet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme është takuar me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku kanë biseduar lidhur me mundësin e krijimit të hapësirës për praktikë të studentëve, transmeton “Zëri.info”.    

Në njoftimin për media thuhet se Dema ka marrë përkrahje nga ministri Lekaj për këtë iniciativë, duke u bazuar në ligjet në fuqi.

Ja njoftimi i plotë:

Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u takua me rektorin e universitetit "Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit "Hasan Prishtina”, lidhur me krijimin e hapsirës për praktikë të studentëve të profileve të ndryshme në këtë ministri.

Ministri Lekaj, duke e falënderuar rektorin Dema, ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Infrastrukturës që të ofroj kushte për praktikë për studentë të profileve të ndryshme në këtë ministri, gjithmonë duke u mbështetur në ligjet në fuqi dhe në mundësitë që i ka ministria.

Rektori Dema, gjatë këtij takimi e ka njoftuar ministrin Lekaj, me reformat që po ndodhin në uëniversitetin “Hasan Prishtina” si dhe sfidat me të cilat po përballet ky universitet në rrugëtimin e tij.

Lekaj e Dema, u dakorduan që bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe universitetit të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të dy këto institucione të krijojnë kushte dhe infrastrukturë sa më të favorshme për studentët tanë. /ZERI