Kurti: Haradinaj është ushtrues detyre i kryeministrit

Aktuale May 21, 2018 - 13:40
Lexoni më shumë detaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Qeveria Haradinaj ka humbur legjitimiteti, raporton “Zeri.info”.

“Ne besojmë se kjo Qeveri nuk është më legjitime pasi nuk e ka shumicën parlamentare... Do të angazhohemi që të kemi zgjedhje", tha Kurti.

Ai tha se sa më shpejt që largohet kjo qeveri është aq më mirë.

LEXO EDHE: Kurti: Thaçi nuk mund ta udhëheq dialogun me Serbinë

“Haradinaj më shumë ka qenë ushtrues detyre i kryeministrit sesa që është kryeministër", shtoj Kurti, raporton “Zeri.info”.

I pari i Vetëvendosjes tha se kjo parti është më e gatshme se asnjëherë më parë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Vetëvendosja nuk është e ndarë, ka pasur dalje nga Lëvizja, por ajo është unike", përfundoi Kurti. /ZËRI/