Delawie: Zgjidhni gjyqtarë jashtë politikës

Aktuale May 18, 2018 - 10:12
Lexo detajet

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë sot Twitter ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës por që të jenë juristë të mirë.

Ai ka kërkuar në përzgjidhje të diversiteti i vendit.

LEXO EDHE: Këta janë 10 kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Postim i plotë i Delawie:

Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra.