Aktuale

Merkel bën bashkë Thaçin e Vuçiqin në Sofje (FOTO)

Merkel bën bashkë Thaçin e Vuçiqin në Sofje (FOTO)
17 maj 2018 • 14 : 00

Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të Samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Përveç kancelares Merkel, Thaçi është takuar edhe me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq, transmeton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka shkruar se vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor. /ZËRI/

Image

Image

Image

 

© zëri.info