Caktohet seanca, procedohet ligji për Prishtinën

Aktuale May 14, 2018 - 12:43
Ja kur do të ndodhë!

Kryesia e kuvendit ka përfunduar mbledhjen para pak minutash, me ç’rast seancën e radhës e ka caktuar për të enjten, raporton zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i cili ka njoftuar se mbledhja tjetër do të jetë javën që vjen.

LEXO EDHE: Mblidhet Kryesia e Kuvendit

“U dakorduam që mbledhja e radhës të jetë më 17 maj, ndërkohë që vazhdimi të jetë më 23 maj. Më 17 maj procedohet ligji për Prishtinën për lexim të dytë. Kurse më 23 maj do t’i kemi interpelancat e mbetura”, ka theksuar Sejdiu. /Zeri